Donnarumma ka vetëbesim të shtuar

Sport May 11, 2018 - 10:56
Detajet

Ish-portieri i Milanit, Marco Amelia thotë se gabimet e Gianluigi Donnarummas në ndeshjen ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë kanë ardhur për shkak të vetëbesimit të shtuar të tij, transmeton zeri.info

19-vjeçari bëri dy gabime në humbjen 4:0 të kuqezinjve. “Ai ka qenë pjesë e botës së të rriturve që prej moshës 15-vjeçare”, deklaroi Amelia.

“Ai ka arritur 100 paraqitje në Serie A dhe është shumë e natyrshme që ai të përjetojë këtë krizë. Gabimet të rrisin psikologjikisht, por ato duhet të vlerësohen dhe jo të harrohen si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë emocional”, shtoi italiani.

“Ai bëri debutimin e tij në Serie A pa vetëdijen e një 16-vjeçari, pa kërkesa apo pritje, por tani ato ekzistojnë. Nuk mendoj që Reina do të jetë në problem. Unë nuk i konsideroj gabimet e tij si teknike, por ato vijnë nga vetëbesimi i shtuar në dy raste të thjeshta. Si do të kthehet ai? Ai është me fat që ka një trajner si Gattuso, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme duke u bazuar në tejkalimin e vështirësive dhe limiteve”, u shpreh ai./Zëri