Miranda kthehet në stërvitje

Sport May 11, 2018 - 10:42
Detajet

Joao Miranda është kthyer në stërvitje me Interin të premten dhe mbrojtësi mund të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Sassuolos, transmeton zeri.info

Braziliani kishte pësuar lëndim në përgatitje para sfidës ndaj Udineses të dielën e kaluar, por ekzaminimet e mëvonshme treguan se lëndimi nuk është edhe aq serioz.

“Sky Sports Italia” raporton se Miranda do të jetë në skuadrën e Interin për ballafaqimin e së shtunës.

Sidoqoftë, ekziston mundësia që Luciano Spalletti ta pushojë brazilianin, në mënyrë që ai të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e fundit në kampionati ndaj Lazios, që është vendimtare për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë dhe kjo pritet të jetë si një lloj finale për to./Zëri