Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit

Sport May 10, 2018 - 10:20
Detajet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mbrojtur ndryshime e bëra në sfidën ndaj Sevillas të mërkurën, pavarësisht humbjes 3:2, transmeton zeri.info

Zidane thotë se atij nuk i interesojnë se çfarë thonë njerëzit për ndryshimet e bëra në formacion në sfidën e së mërkurës.

Cristiano Ronaldo, Isco dhe Dani Carvajal munguan për shkak të lëndimeve, Gareth Bale ishte i suspenduar, ndërsa Toni Kroos, Luka Modric, Keylor Navas dhe Marcelo ishin lënë në pushim.

“Ne kemi shumë ndeshje dhe disa duhet të pushojnë. Ne kemi një finale më 26 maj dhe nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Unë jam trajneri dhe unë vendos”, deklaroi Zidane.

“Ne kishim një pjesë të dytë të mirë, duke krijuar raste, duke pasur më shuam mobilizim, por ata shënuan golin e tretë dhe na nxorën jashtë loje. Ne shënuam dy gola, por e merituam humbjen”, shtoi ndër të tjera strategu francez./Zëri