Juventus turpëron Milanin, fiton për herë të 13 Kupën e Italisë

Sport May 09, 2018 - 22:54
Lexoni më shumë detaje

Bardhezinjtë deklasuan në finalen e madhe skuadrën e Milanit.

Juventusi ka fituar për herë të 13 Kupën e Italisë.

Bardhezinjtë deklasuan në finalen e madhe skuadrën e Milanit.

Finalja në “Olimpico” u mbyll me rezultat të thellë, 4:0, në favor të ekipit të Max Allegrit.

Pritej një ndeshje më interesante pasi pjesa e parë u mbyll 0:0, mirëpo torinezët shënuan katër herë në pjesën e dytë.

Dy herë Medhi Benatia, një herë Douglas Costa dhe një autogol i Nicolas Kalinic, ia sollën këtë triumf Juves.

Kontribuoi këtu edhe paraqitja katastrofale e Gigio Donnarummas, i cili bëri gafa amatoreske në dy gola.

Juve mund të fitojë edhe Scudetton në këtë stadium të dielën, nëse merr të paktën një pikë në duelin me Romën.