Prishtina - Bashkimi: Ja kur nis finalja e 'Play-Offit' të basketbollit kosovar!

Sport May 09, 2018 - 19:21

Seria e finales së madhe në Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë të shtunën me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, shkruan sot gazeta Zëri.

Finalja do të luhet në sistemin një ndeshje në Prishtinë, një në Prizren, kurse Bardhekaltrit e kanë epërsinë e terrenit vendas në rast se seria shkon deri në pesë ndeshje.

Kampion do të shpallet skuadra që arrin tri fitore. /Zëri/