Neuer mungon në Botëror?

Sport May 09, 2018 - 13:44
Detajet

Prezenca e Manuel Neuerit në Kupë të Botës është vënë në dyshim, transmeton zeri.info

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heunckes ka deklaruar se reprezentuesi gjerman nuk do të mund të luajë në ndeshjet e fundit të këtij edicioni.

Neuer nuk ka luajtur që prej shtatorit të kaluar, por së fundmi është kthyer në stërvitje me Bayern Munichun. Sidoqoftë, Heynckes ka deklaruar se ai nuk do të mund të luajë as në ndeshjen kundër Stuttgartit të shtunën e as në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Eitracht Frakfurtit më 19 maj.

Edhe vetë Neuer kishte deklaruar se nuk e di se a do të jetë i gatshëm për të luajtur në Botëror.

“Momentalisht nuk mund të them nëse do të t’ia dal të jem pjesë e Kupës së Botës. Nuk mendoj se është e përshtatshme që të shkojë në Kupë të Botës pas asnjë ndeshje të luajtur”, ka thënë Neuer./Zëri