Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës

Sport May 09, 2018 - 13:41

Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e përfaqësueses kosovare të futbollit, Arbër Zeneli.

23-vjeçari, që është pjesë e Heerenvenit në kampionatin holandez, shihet si një prej objektivave të kësaj vere.

Lajmi është dhënë nga mediat suedeze, që konfirmojnë interesimin e dy klubeve italiane për talentin e rrtitur ne futbollin suedezin.

“Boras Tidning” shkruan se kontrata e Zenelit me holandezët e Heerenven skadon në vitin 2019 dhe mesfushori i talentuar është objekt i interesimit të dy klubeve italiane.

Arbër Zeneli është një futbollist i datëlindjes së vitit 1995 dhe në këtë sezon ka shënuar 6 gola në 23 ndeshje aktivizim me Heereneven.

Zeneli që është produkt i ekipit të Elfsborgut, ka luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Suedisë, për t’u bashkuar me Kosovën në vitin 2016, ndërsa bëri debutimin në ndeshje me Kroacinë në 6 tetor 2016.

Image