Kryeministri Haradinaj: Ndalimi i karateistëve të hyjnë në Serbi, akt i papranueshëm

Sport May 09, 2018 - 13:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të karateistëve kosovarë për t’u futur në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë, shkruan zeri.info.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kreut të Qeverisë së Kosovës të bërë në Facebook.

“Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm. Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri/