Ribery rinovon kontratën me Bayernin, Cana tallet keq me të

Sport May 08, 2018 - 12:21
Detajet

Franck Ribery ka rinovuar zyrtarisht ditën e sotme, edhe për një sezon tjetër me Bayern Munichun.

35-vjeçari, do të qëndrojë deri në sezonin 2019 me bavarezët, duke e çuar në 12 totalin e viteve të tij me kampionët e Gjermanisë.

Francezi e ka lajmëruar edhe në një postim në Instagram arritjen e marrëveshjes për kontratën e re, ku ndër të tjera shkruan në anglisht, se është krenar për këtë njoftim, dhe që do të vazhdojë karrierën me kampionët gjermanë, përcjell albeu.com

Por, një batutë e ka lënë edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, i cili pasi e uron për rinovimin shkruan: “Bravo vëlla. Shënim: nuk besoj se e ke bërë ti këtë shkrimin në anglisht”, duke u tallur kështu me francezin, të cilin e ka pasur edhe shok tek Marselle.

Image