Wenger ka pasur disa oferta

Sport May 08, 2018 - 11:26
Detajet

Arsene Wenger ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar karrierën si trajner dhe thotë se ka marrë më shumë oferta sesa që ka pritur, transmeton zeri.info

Wenger do t’i japë fund karrierës së tij 22-vjeçare Arsenalit në fund të këtij edicioni, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ai ka fituar tre tituj të Premierligës dhe shtatë FA Cup.

Në konferencën për shty para ndeshjes kundër Leicesterit të mërkurën, Wenger u pyet nëse është kontaktuar për të vazhduar punën e tij diku tjetër.

“Po! Më shumë sesa që kam pritur”, deklaroi Wenger.

“Por, unë jam duke analizuar dhe duke konsideruar gjithçka. Dua të punojë mirë këtu deri në ditën e fundit të kontratës. Sigurisht se do të jem aktiv. Truri im kërkon punë dhe është aktiv”, shtoi strategu francez./Zëri