Interi, i lumtur me Spallettin

Sport May 08, 2018 - 11:02
Detajet

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio thotë se klubi është i lumtur me trajnerin Luciano Spalletti, transmeton zeri.info

Spalletti ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2019 dhe ka pasur spekulime se ai mund të shkarkohet nëse zikaltrit nuk arrijnë të kualifikohen në Ligë të Kampionëve.

“Momentalisht rinovimi i Spallettit është më shumë çështje mediale sesa diçka tjetër. Nuk mendoj se do të ketë një problem në organizimin e të ardhmes me të sepse ne jemi shumë të lumtur me të dhe ‘Suning Group’ ka ambicie të mëdha”, deklaroi Ausilio, i cili foli edhe për mundësinë e kualifikimit në Ligë të Kampionëve,

“Lazio do të jetë finale nëse ne e kryejmë detyrën ndaj Sassuolos. 20 maji ende është një rrugë e gjatë, ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri