Suso zbulon të ardhmen

Sport May 08, 2018 - 10:38
Detajet

Sulmuesi i Milanit, Suso ka thënë se nuk do të largohet nga gjigandi italian gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll shprehet se nuk ka asgjë që ta bëj atë të mendojë për një largim nga kuqezinjtë. Suso rinovoi kontratën deri në qershor të vitit 2022 në shtatorin e kaluar, por si njëri prej lojtarëve kyç të klubit italian, ka pasur spekulime se 24-vjeçari mund të shitet në verë.

“Gjithmonë e kam thënë se jam shumë i lumtur këtu”, ka deklaruar Suso.

“Jam shumë rehat këtu dhe nuk ka asgjë që mund të më bëj ta mendoj largimin. Nëse ekipi dhe klubi duan që të rriten me mua, do të jem i lumtur sepse Milani është shtëpia ime tani”, shtoi spanjolli, i cili ka realizuar 8 gola dhe 14 asistime në 48 paraqitje me fanellën e Milanit./Zëri