Lichsteiner te gjigandi gjerman?

Sport May 07, 2018 - 10:54
Detajet

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichsteiner është shumë afër që t’i bashkohet Borussia Dortmundit, raporton “Calciomercato.com”.

Reprezentuesi zviceran ka kontratë me klubin italian deri në qershor të këtij viti dhe gjatë fundjavës së kaluar ka deklaruar se do të largohet nga torinezët në fund të këtij edicioni.

Raportohet se përfaqësuesit e Lichsteinerit dhe ata të Borussia Dortmundit kanë qenë në bisedime prej disa javësh, ndërsa klubi gjerman kishte shprehur interesim për zviceranin edhe para dy vitesh.

“Calciomercato.com” raporton se 24-vjeçari pritet që ta nënshkruajë kontratën e tij me gjigandin gjerman gjatë ditëve në vazhdim. Lichsteiner është paraqitur në 31 ndeshje deri më tani këtë edicion për Juventusin dhe ka realizuar 3 asistime./Zëri