Zidane flet për lëndimin e Ronaldos

Sport May 07, 2018 - 10:25
Detajet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se lëndimi i Crstiano Ronaldos nuk është edhe aq serioz, transmeton zeri.info

Ylli i madrilenëve pësoi një lëndim në nyje pas golit të shënuar në barazimin 2:2 ndaj Barcelonës të dielën dhe u zëvendësua nga Marco Asensio para fillimit të pjesës së dytë.

Real Madridi do të luajë në finale të Ligës së Kampionë më 26 maj, por Zidane nuk mendon që portugezi rrezikon sfidën në Kiev.

“Ai nuk është edhe aq mirë tani, por mendoj se do të jetë një gjë e vogël, ishte vetëm një lëvizje e keqe”, deklaroi Zidane. “Nuk mund ta them se sa do të mungojë, nesër (e hënë) do të ketë një skanim, por mendoj se do të jetë një gjë e vogël”, shtoi strategu francez.

“Edhe ai mendonte se nuk është shuam serioz. Nuk është në rrezik për finalen e Ligës së Kampionëve, ne të gjithë do të jemi atje”, u shpreh 45-vjeçari, i cili është në krye të gjigandit madrilen që prej janarit të vitit 2016./Zëri