Vjen edhe goli i katërt në El Clasico

Sport May 06, 2018 - 22:20

Ka ardhur edhe goli i katërt në El Clasicon e sontme, e cila po zhvillohet në Camp Nou, shkruan zeri.info.

Gareth Bale ka shënuar një gol të bukur për 2:2 në minutën e 73-të.

Paraprakisht, për Realin kishte shënuar Cristiano Ronaldo, i cili u largua nga loja për shkak të lëndimit në fund të pjesës së parë.

Kurse, për Barcelonën kanë shënuar Luis Suarez dhe Lionel Messi, kurse Sergi Roberto është ndëshkuar me karton të kuq në fund të pjesës së parë. /Zëri/