Napoli ndalet nga Torino

Sport May 06, 2018 - 17:01
Detajet

Napoli ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Torinos, duke minimizuar edhe më shumë gjasat për titullin e kampionit, transmeton zeri.info

Dries Mertens shënoi golin e parë për napolitanët në minutën e 25-të, ndërsa rezultati u barazua nga Daniele Baselli (55’).

Vendasit përsëri kaluan në epërsi fale goli të Marek Hamsik (71’), por torinezët barazuan përsëri, kësaj radhe me anë të Lorenzo De Silvestri në minutën e 83-të.

Pas këtij barazimi Napoli tani mbetet gjashtë pikë prapa Juventusit, kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për t’u luajtur./Zëri