Kështu u mbyllën pesë ndeshjet e sotme të Superligës!

Sport May 06, 2018 - 16:00

Kanë filluar tashmë pesë ndeshjet e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Sot mund të zbulohet shumëka rreth titullit të kampionit, barazhit dhe ekipeve që do të bien nga liga.

ëZërië do tëju mbajë të informuar me gjithëka që do të ndodhë në ndeshjet e sotme:

Drita - Liria 3:0

- Fillon ndeshja.

- Drita po tregohet më e rrezikshme, por nuk ia doli të shënonte deri tash.

- Mbyllet pjesa e parë, Drita ishte dominuese, por nuk ia doli të shënonte.

- Fillon pjesa e dytë.

- Leutrim Kryeziu e kalon Dritën në epërsi në minutën e 52-të pas një gabimit amatoresk të mbrojtjes prizrenase.

- Përparim Livoreka e ka shënuar golin e dytë të gjilanasve në minutën e 77-të.

- Haxhi Neziraj e realizon golin e tretë të Dritës në minutën e 83-të.

- Mbyllet ndeshja.

Prishtina - Gjilani 2:1

- Fillon ndeshja.

- Prishtina po e kërkon golin e avantazhit për të mbetur në garë për tittull të kampionit.

- Edon Sadriu e kaloi Gjilanin në epërsi në fund të pjesës së parë.

- Mbyllet pjesa e parë. Prishtina e kontrolloi lojën, por Gjilani shënoi.

- Fillon pjesa e dytë.

- Barazon Prishtina me një gol të jashtëzakonshëm të Blend Baftiut, të shënuar në minutën e 76-të, 1:1.

- Abdul Basit Khalid e kaloi Prishtinën në epërsi në fund të ndeshjes, 2:1.

- Mbyllet ndeshja.

Trepça '89 - Besa 2:0

- Fillon ndeshja.

- Pejanët do ta kërkojnë fitoren, për t'i mbajtur gjallë shpresat e vogla që i kanë për ta shmangur rënien nga Superliga. Kurse, 89-shi luan pa ndonjë presion.

- Oto John e kalon 89-shin në epërsi pasi shënoi nga penalltia në minutën e 37-të.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Bagashovski shënon golin e dytë të mitrovicasve në minutën e 56-të, 2:0.

- Mbyllet ndeshja.

Flamurtari - Vllaznia 4:1

- Fillon ndeshja.

- Orhan Miftari e kaloi ekipin pozheranas në epërsi në minutën e 23-të.

- Egzon Krasniqi i Flamurtari e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 27-të.

- Almir Ajzeraj kalon Kuqezinjtë në epërsi në minutën e 35-të, 2:1.

- Samir Sahiti i vendësve, me golin e shënuar në minutën e 45-të e 'fundos' Vllazninë.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Alban Shillova shënon golin e katërt të flamurtarëve në minutën e 88-të.

- Mbyllet ndeshja.

Vëllaznimi - Llapi 2:0

- Fillon ndeshja.

- Vëllaznimi kalon në epërsi në minutën e 15-të. Shënoi Dardan Rogova.

- Gjakovarët e realizuan edhe golin e dytë, 2:0. Realizoi Lorik Rudi në minutën e 25-të.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet ndeshja.