Ish-lojtari i Barcelonës: Nuk do të befasohesha nëse Neymari shkon në Madrid pas Kupës së Botës

Sport May 06, 2018 - 16:00
Detajet

Sulmuesi brazilian vazhdon të lidhet me një kalim te 12 herë kampioni i Evropës dhe Edmilson beson se kjo mund të ndodhë.

Ish mesfushori i Barcelonës, Edmilson, ka thënë se nuk do të befasohej aspak nëse Neymari largohet nga Paris Saint-Germaini për t’i bashkuar Real Madridit gjatë verës.

Neymar kaloi te PSG-ja nga Barcelona verën e kaluar për 222 milionë euro, por media të ndryshme raportojnë se braziliani dëshiron kthimin në Spanjë.

“Jam befasuar kur Neymari la Barcelonën, por ai dhe ekipi kishin gjërat e tyre”, u shpreh Edmilson për El Larguero.

“Nuk do të befasohesha nëse pas Kupës së Botës, Neymari nënshkruar për Madridin”. /Gazeta Express/