Fiton Interi, pret gabimin e Lazios

Sport May 06, 2018 - 14:27

Interi ka fituar 4:0 në udhëtim te Udinese në xhiron e 36-të të ligës italiane, transmeton zeri.info

Zikaltrit dominuan gjatë tërë takimit dhe së pari kaluan në epërsi në minutën e 12-të falë mbrojtësit Andrea Ranocchia.

Pak para përfundimit të pjesës së pari Interi gjeti edhe dy gola të tjerë përmes Rafinhas (44’) dhe Mauro Icardit (45’).

Edhe pjesa e dytë filloi mjaft keq për Udinesen që mbeti me një futbollist më pak në minutën e 49-të, kur me karton të kuq u përjashtua Seko Fofana.

Kjo ia lehtësoi edhe më shumë punën Interit që e gjeti edhe golin e katërt përmes Borja Valeros në minutën e 71-të.

Pas kësaj fitoreje, ekipi i Luciano Spallettit i afrohet në 1 pikë Lazios, që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon sot ndaj Atalantas në orën 15:00./Zëri