Cutrone dëshiron Kupën

Sport May 06, 2018 - 13:03

Sulmuesi i Milanit, Ptrick Cutrone shpreson që fitorja 4:1 e skuadrës së tij kundër Hellas Veronas të shtunën t’i jap më shumë vrull kuqezinjtë për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit, transmeton zeri.info

Cutrone, i cili realizoi gol në fitoren e Milanit thotë se ekipi i tij do të jap gjithçka për të triumfuar në finale.

“Jam i lumtur që përfundoi shterpësia e golave, por më e rëndësishme ishte që skuadra të fitonte”, deklaroi Cutrone.

“Që prej nesër (e diel) do të fillojmë të mendojmë për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit. Jam gjithmonë i gatshëm kur ftohem nga trajneri”, shtoi ai.

“Kjo fitore do në na ndihmojë që të përgatitemi psikologjikisht për finalen dhe do të provojmë që të sjellim trofeun në shtëpi. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, u shpreh reprezentuesi italian./Zëri