Rrëzohen muret rrethuese të stadiumit kosovar (FOTO)

Sport May 04, 2018 - 15:03

Në kuadër të projektit për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan, sot është punuar në muret rrethuese.

Kësisoj, një eskavator është përkujdesur që ta rrëzojë një pjesë të murit për t’i ndërtuar më pas të tjera më moderne, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndryshe, ditë më parë, i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri njoftoi për zhvillimet rreth punimeve.

Image

“Punimet do të zgjasin 18 muaj. Tribunat do të rrënohen, do të ndërtohen të reja, do të rindërtohet projekti i vjetër. Do të zgjerohet pasi do të ndërtohet edhe brezi i sigurisë. Stadiumi do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.”

Në këtë stadium këtë edicion i kanë zhvilluar garat tri ekipe të Vala Superligës, Gjilani, Drita e Vllaznia.

Image