Koscielny humb Botërorin?

Sport May 04, 2018 - 11:11
Detajet

Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny mund t’i mungojë përfaqësueses franceze në Kupën e Botës pas lëndimit të pësuar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës kundër Atletico Madridit të enjten, transmeton zeri.info

Koscielny pësoi një lëndim të rëndë në thembër dhe u detyrua ta lëshojë fushën pas vetëm 12 minutave lojë.

“Situata nuk duket e mirë. Ju gjithmonë mund të shpresoni që skanimi të tregojë diçka ndryshe, por shenjat e para nuk janë shumë të kënaqshme”, deklaroi trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

“Duket sikur ai ka pësuar thyerje, por duhet të jem i matur, askush nuk mund të thotë diçka të saktë momentalisht”, shtoi ai.

I pyetur nëse Koscielny do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës, Wenger u përgjigj: “Kjo varet nga skanimi. Nëse ai ka pësuar thyerje, nuk ka asnjë shans”./Zëri