Inter, mbaje Spallettin

Sport May 04, 2018 - 10:39
Detajet

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti thotë se klubi zikaltër duhet ta mbajë Luciano Spallettin, edhe nëse nuk arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Shanset e Interit për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve janë zbehur, pasi që klubi italian ka katër pikë më pak sesa Lazio dhe Roma që zënë pozitat tre dhe katër.

“Lazio dhe Roma kanë pasur më shumë vazhdueshmëri gjatë këtij edicioni dhe meritojnë lëvdata për këtë gjë. Edhe pse të dyja klubet merrnin pjesë edhe në gara evropiane gjithashtu, por ndoshta kjo i ndihmoi më shumë sesa që i dëmtoi”, deklaroi Moratti.

“Mendoj se Spalletti është një trajner shumë i mirë, pavarësisht disa kritikave që kam ndaj tij në zgjedhjet që bëri ndaj Juventusit, por i bëj ato si tifoz dhe jo si ekspert. Nuk mendoj se ndërrimi i trajnerit do të ishte zgjedhja e duhur”, shtoi ai./Zëri