Wenger, i mërzitur pas eliminimit

Sport May 04, 2018 - 10:23
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se është shumë i mërzitur pas eliminimit të skuadrës së tij në gjysmëfinale të Ligës së Evropës nga Atletico Madridi të enjten, transmeton zeri.info

“Topçinjtë” u mposhtë 2:1 me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet dhe kjo do të thotë se Wenger do ta mbyll edicionin e tij të fundit te Arsenali pa asnjë trofe.

”Jam shumë i mërzitur, shumë, shumë, shumë i mërzitur”, deklaroi Wenger.

“Jam shumë i mërzitur që do të largohem nga klubi pas këtij eliminimi”, shtoi francezi.

“Unë ndihem sikur skuadra, shumë i mërzitur dhe shumë i zhgënjyer, madje edhe shumë i frustruar gjithashtu sepse kur eliminoheni nga një kompeticion dhe keni paraqitje të tilla në 180 minuta sikur ne, është e vështirë për t’u pranuar. Na mungoi diçka në pjesën e sulmit. Ju shikoni numrin e mundësive që kemi krijuar në dy ndeshjet, më e pakta që mund të thoni është se jeni shumë të frustruar”, u shpreh ai./Zëri