Salzburgu i Valon Berishës apo Marseille, kjo skuadër shkoi në finale të Europa Leagues!

Sport May 03, 2018 - 23:38
Berisha luajti 120 minuta

Atletico Madridi dhe Olympique Marseille do të përballen në finale të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Të dyja skuadrat e prenë biletën për finale pasi i mposhtën kundërshtarët përkatës në gjysmëfinale.

Ekipi spanjoll e eliminoi Arsenalin falë fitores së regjistruar sonte në Madrid me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për “Los Colchoneros" e shënoi Diego Costa në minutën e 45-të.

Kurse, loja e parë në Londër kishte përfunduar baras, 1:1.

Ndërkohë, mori fund këtu ëndrra e Salzburgut të Valon Berishës, që luajti 120 minuta, i cili u eliminua nga Marseille.

Fitorja 2:1 në Austri ishte e pamjaftueshme për ekipin e përfaqësuesit kosovar, i cili kishte humbur 2:0 në Francë një javë më parë.

Golat për Salzburgun i shënuan Amadou Haidara (53’) e Bouna Sarr autogol (65’).

Ndërkaq, goli i Rolandos në vazhdime (116’) ishte fatal për Salzburgun.

Haidara i vendësve u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 119-të. /Zëri/