Ky është finalisti i Europa Leagues, ekipi i Valon Berishës luan në vazhdime!

Sport May 03, 2018 - 23:00

Kanë përfunduar tashmë 90 minutat e dy ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale të Europa Leagues, Atletico Madrid – Arsenal dhe Salzburg – Olympique Marseille, shkruan zeri.info.

Atletico u kualifikua në finale pasi e mundi Arsenalin 1:0 falë golit të Diego Costas, ndërsa loja e parë në Londër kishte përfunduar baras, 1:1.

Ndërkohë, Salzburgu i Valon Berishës e shkriu avantazhin e Marseilles prej 2:0 nga ndeshja e parë, për të fituar në Austri me rezultat identik, 2:0.

Andaj, kjo lojë shkon në vazhdime. /Zëri/