Barbosa dëshiron rikthimin te Interi

Sport May 03, 2018 - 14:02
Detajet

Sulmuesi Gabriel Barbosa insiston se do të dëshironte që të rikthehej te Interi, transmeton zeri.info

Barbosa momentalisht është i huazuar te Santosi, por mendon se aventurës së tij në Evropë ende nuk i ka ardhur fundi.

Braziliani ishte transferuar te klubi italian në verën e vitit 2016 për 33.5 milionë euro, por shënoi vetëm një gol me zikaltrit dhe nuk bëri asnjë paraqitje si titullar në Serie A.

Pas një edicioni të dështuar në huazim te Benfica më herët gjatë këtij edicioni, sulmuesi u huazua te Santos.

“Kam mësuar shumë gjëra në Evropë. “Ndryshimi kryesor tani është se po luaj rregullisht. E ndjej besimin e tyre ndaj meje dhe më duhet të luaj që të shoh se çfarë mund të bëj”, deklaroi Barbosa. “Kam dëshirë që të rikthehemi dhe të tregoj veten”, shtoi ai./Zëri