Klopp: Ende kemi punë

Sport May 03, 2018 - 13:38
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp iu ka kërkuar futbollistëve të tij që ta bëjnë detyrën e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, transmeton zeri.info

Dy klubet do të takohen mes vete në Kiev të Ukrainës më 26 maj. Madrilenët kërkojnë triumfin e tretë radhazi në këtë kompeticion, ndërkohë që Liverpooli rikthehet në finale të kësaj gare pas plot 11 viteve.

“Ende kemi punë për të bërë. Të shkosh në finale është gjithmonë mirë, por fitorja aty është edhe më e mirë”, deklaroi Klopp.

“Ne do të jemi gati, por është Real Madridi. Nuk mund të keni më shumë përvojë sesa Real Madridi në këtë kompeticion”, shtoi gjermani.

“Mendoj që 80% e skuadrës së tyre ka luajtur nëpër të gjitha këto finale. Fituan katër herë në pesë vitet e fundit dhe janë prapë bashkë. Ata janë me përvojë, ne nuk jemi, por ne do të jemi në formë”, u shpreh ai./Zëri