Në tri ndeshjet e fundit vendimet diskutabile të gjyqtarëve ishin në favor të Dritës

Sport May 02, 2018 - 22:02
Gjilani paralajmëron denoncimin e Nuzës në UEFA

Drita po e ndjek titullin këtë edicion pas tri viteve radhazi në barazh.

Klubi gjilanas ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë me emra të njohur të futbollit dhe mbetet lider me tri pikë më shumë se Prishtina.

Drita ka fituar simpatinë e të gjithëve këtë vit, por siç duket edhe të gjyqtarëve.

LEXO EDHE: Gjilani: Genc Nuza e ndihmoi me të madhe Dritën para syve të FFK-së

Në tri ndeshjet e fundit vendimet e gjyqtarëve që ishim mjaftë diskutabile, ishin në favor të Dritës.

Duke e nisur me ndeshjen e shumëpërfolur mes Llapit dhe Dritës. Një ndërhyrje në zonë në kapitenin e Llapit, Namanin, nuk u dha penallti edhe pse Genc Nuza ishte shumë afër. Rezultati në ato momente ishte 1-1.

Në ndeshjen e radhës atë kundër Feronikelit, nën gjykimin e Tefik Malokut, erdhi penalltia në minutën e 90-të.

Një penallti që u përfol shumë dhe për shumë njohës të futbollit nuk ishte.

Ndeshja e tretë, me Genc Nuzën përsëri protagonistë, por kësaj radhe në ndeshje me Gjilanin.

Një penallti e dyshimtë në Gëzim Rusi në fillim të ndeshjes, dhe dy ndërhyrje brutale për karton të kuq të Xhevdet Shabanit dhe Liridon Lecit.

Asnjëra nga këto nuk u pa, ndërsa treshja ndërkombëtare e gjykimit kishte faj, secili në nga një rast. /Gazeta Olle/