Gjilani: Genc Nuza e ndihmoi me të madhe Dritën para syve të FFK-së

Sport May 02, 2018 - 20:18
E Fundit

Pas barazimit 1:1 në derbin e madh me Dritën, Gjilani ka lëshuar deklaratë përmes së cilës e ka akuzuar gjyqtarin Genc Nuza, për të cilin klubi kuq e bardh thotë se qëllimshme ndihmoi me të madhe Dritën para syve të krerëve më të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton "Zëri.info". 

LEXO EDHE: Ndërhyrjet brutale të Shabanit dhe Lecit, Gjilani: Genc Nuza, a ke sy?

Ky është reagimi i Gjilanit:

KOMUNIKATË

Ndeshja e sotme, derbi i qytetit të Gjilanit përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Pasi që i kemi analizuar me kujdes pamjet televizive duam të shprehim zhgënjimin tonë lidhur me ndarjen e drejtësisë nga treshja e gjyqtarëve në krye me Genc Nuzen. Mjafton ti shohim me vëmendje dy ndërhyrjet e bëra kundër lojtarëve tanë dhe do të shihet qartë se nuk kemi të bëjmë me gabime gjyqtarëve por kemi të bëjmë me vendime të qëllimshme të tyre ku shihet se në këto dy ndërhyrje është rrezikuar shëndeti i lojtarëve tanë (ndërhyrjet ndaj Gëzim Rusit dhe Edon Sadriut). Të dy këto ndërhyrje kanë ndodhur fare pranë gjyqtarëve të ndeshjes por reagimi i tyre ka qenë tejet joprofesional. Ky referim skandaloz është bërë edhe në prezencë të zyrtarëve me të lartë të FFK-s (Z. Eroll Salihu, Agim Ademi, Përparim Hasani, Bekim Rexhepi, etj.

Nesër SC Gjilani këtë qështje do ta ndjek në të gjitha instancat e FFK-s por edhe më tutje deri në strukturat e UEFA-s. SC Gjilani nuk pajtohët me referim të tillë e sidmos jo kur kjo bëhet nga gjyqtar me embleme te FIFA-së.

Në fund të këtij reagimi SC Gjilani ua tërheq vërejtjen individëve të tillë gjyqtarët e sotëm se veprimet e tilla në të ardhmen do të kenë pasoja serioze sepse asnjë individ nuk mund të nëpërkëmbë mundin dhe investimet gjysëm milionëshe te kryetarit të klubit.

Kryesia e SC Gjilani

Gjilan,2 Maj