Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme
Lufta për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon të mbetet e nxehtë, shkruan zeri.info.
Dy pretendentet kryesore, Drita dhe Prishtina nuk ia dolën të fitonin në duelet përkatëse, duke i bërë edhe me interesante xhirot e fundit të kampionatit.
Gjithsesi, për këto dy ekipe, tri ndeshjet e fundit do të jenë si finale, ndërsa në njërën prej tyre do të ketë përballje direkte në mes tyre. /Zëri/
Superliga – Java e 30-të
Rezultatet
Gjilani – Drita 1:1
Feronikeli – Prishtina 0:0
Llapi – Drenica 1:0
Liria – Trepça ’89 0:2
E enjte
16:00 Besa – Flamurtari
16:00 Vllaznia – Vëllaznimi
Tabela
1. Drita 30 16 12 2 47:20 60
2. Prishtina 30 16 9 5 36:17 57
3. Llapi 30 14 6 10 44:35 48
4. Trepça ’89 30 12 11 7 32:21 47
5. Liria 30 13 8 9 33:25 47
6. Drenica 30 13 6 11 32:25 45
7. Gjilani 30 10 14 6 27:18 44
8. Feronikeli 30 9 16 5 28:17 43
9. Vëllaznimi 29 8 12 9 24:27 36
10. Flamurtari 29 4 7 18 19:46 19
11. Besa 29 5 4 20 21:53 19
12. Vllaznia 29 3 5 21 13:52 14