Ministri Hasani mes tifozerisë gjilanase, nuk tregon cilin klub e mbështetë

Sport May 02, 2018 - 17:50

Mes qindra tifozëve të Dritës dhe Gjilanit, derbin e sotëm lokal në mes të dy klubeve të qytetit të Gjilanit, ka qenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ai ka publikuar disa nga tribunat e stadiumit ku po e përcjell derbin, me bashkëpunëtorët e tij.

Hasani ka thënë se Gjilani është qytet i sportit.

Image

”Gjilani, qytet i sportit

Lojë e bukur dhe tifozeri e mrekullueshme e dy klubeve futbollistike të qytetit të Gjilanit”, ka shkruar ai.

Sot po zhvillohet derbi i 27-të kampional, dhe i 34-ti në përgjithësi, mes Kf.Gjilani dhe Kf.Drita.

Java e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë derbin më të madh lokal në vend, i cilësuar edhe si derbi më i madh lokal në Ballkan.

Image