Napoli kërkon të hartojë një projekt rreth tij, ja 10 fakte që nuk i dini për Taren

Sport May 02, 2018 - 15:43
Detajet

Napoli po mendon për një revolucion sezonin e ardhshëm. Ky revolucion pritet të përfshijë edhe qarqe të larta drejtuesish. Madje edhe vetë Sarri mund të jetë i sakrifikuar, shkruan Panorama Sport. 

Ai që pëlqen De Laurentis, është Igli Tare. Me të Napoli do të fillonte një revolucion. Ne e njohim si ish futbollist i kombëtares sonë, dhe tashmë drejtor sportiv te Lacio. Këto janë 10 fakte që nuk i dini për Taren:

1.Igli Tare flet 6 gjuhë. Ky është një favor i madh në botë e negociatave.

2. Pendesa e tij më e madhe është Kavani.

3.Kur ai kaloi nga Kaiserslauten te Breshia, shumë tifozë ishin skeptik. Tare arriti të shënonte më shumë gola se Luka Toni atë sezon.

4.Në vitin 2005 ka qenë protagonist i eleminimit të Napolit nga Kupa e Italisë.5. Më 20 prill 2009 arriti të fitonte titullin Drejtor Sportiv me numrin  maksimal të votave.

6. Tare eshte unik. Lacio nuk ka vëzhgues, ai e bën gjithë këtë punë vetëm

7.Ka arritur ta ngre ekipin e të rinjve të Lacios në vetëm 3 vjet në nivele të larta.

8.Çdo lojtar në listën e tij është qartësisht i detajuar. Ai organizon takime me prindërit e tyre dhe interesohet për karakterin.

9. Ka fituar çmimin “Mbreti i fitimeve” në sajë të njohjes që ka me ish futbollistë dhe menaxherë në Europën Veriore.

10. Ai ka shpenzuar 98 milionë euro dhe tanimë lojtarët e tij vlejnë 368.