Hummels: Dhimbja nga eliminimi s’do të shuhet as pas 10 viteve, Kroos më tha se Bayerni e meritoi finalen

Sport May 02, 2018 - 14:49
Detajet

Mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels, ka thënë se dhimbja nga humbja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit do të jetojë me të edhe në 10 vitet e ardhshme.

Bayerni u eliminua nga Real Madridi pas barazimit 2-2 në kryeqytetin spanjoll, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2-1 në Bavari, transmeton Gazeta Express.

Hummbels mendon se skuadra e Jupp Heynckes bëri mjaftueshëm për në kaluar në finale të Ligës së Kampionëve këtë herë, një pikëpamje me të cilën është pajtuar edhe ish-mesfushori i Bayernit dhe bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, Toni Kroos.

“E merituam. Toni më tha pas ndeshjes: ‘Ne s’e fituam sfidën. Duhet ta fajësoni vetëm veten pse nuk jeni në finale’. Fatkeqësisht, Toni ka të drejtë”, tha Hummels për gazetarë.

“Mendoj se këtë herë është edhe më zhgënjyese se [në 2017] sepse gjatë ndeshjes ishim shumë pranë ta eliminonim njëren prej ekipeve më të mira në botë, gjë që është e rrallë”, shtoi ai.

“Ama, Reali i fiton disi këto ndeshjes çdo herë këtë vit. Këto ndeshje janë gjëra për t’u mbajtur në mend në karrierën tënde. Por, sinqerisht, mendoj se do të na dhembë edhe pas 10 viteve”, shtoi ai.