Ish-mbrojtësi i Milanit bëhet qesharak në Kinë

Sport May 02, 2018 - 13:41
Detajet

Milani bëri ndryshime të shumta në fillim të këtij sezoni dhe për Gabriel Paletta nuk pati më vend të kuqezinjtë.

Lojtari tashmë është pjesë e Jiangsu Suning, ku është bërë protagonist për keq këtë herë.

Në ndeshjen e kupës ndaj Tianjin Quanjian, Paletta kishte mundësi të shënonte penalltinë e fundit, por gaboi në mënyrë të pabesueshme, duke e dërguar topin shumë lart traversës.

Megjithatë, në fund ishte skuadra e tij që triumfoi.