Mourinho, fajtor për formën e Sanchezit

Sport May 02, 2018 - 12:35
Detajet

Michael Owen thotë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është fajtor për formën e dobët të sulmuesi Alexis Sanchez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kilian u transferuar te “djajtë e kuq” nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit, por nuk ka treguar formën e tij më të mirë në “Old Trafford”.

Owen thotë se qasja mbrojtëse e Mourinhos ka bërë që Sanchez të mbetet nën hije.

“Jose është një trajner i lojës mbrojtëse. Ai mund t’i bëjë mbrojtësit që të duken mirë dhe sulmuesit të duken keq”, deklaroi Owen.

“Ata e sollën Sanchezin, i cili ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ligë gjatë edicioneve të fundit dhe ai është nën hijen e lojtarit që ishte te Arsenali. Kjo për shkak të stilit të lojës së Mourinhos”, shtoi ai./Zëri