Mbappe e dëshiron Kanten te PSG-ja

Sport May 02, 2018 - 11:30
Detajet

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe thotë se do të dëshironte që ta sillte mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante te gjigandi parisien, transmeton zeri.info

Kante është kthyer në njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë falë paraqitjeve të tij gjatë edicioneve të fundit dhe Mbappe ka shprehur dëshirën që ta ketë atë si bashkëlojtar te klubi francez.

Chelsea ka vuajtur për të pasur vazhdueshmëri gjatë këtij edicioni nën drejtimin e Antonio Contes dhe kjo mund të sjellë edhe një largim të mundshëm të disa lojtarëve.

“Kante është një lojtar që do të doja ta kisha në PSG, për shkak të nevojave tona dhe kualitetit”, deklaroi Mbappe.

“Mendoj se ai është një lojtar që do të përshtatej në mënyrë të përkryer në ekipin tone”, shtoi ai./Zëri