Gerrard në bisedime me Rangersin

Sport May 02, 2018 - 10:58
Detajet

Steven Gerrard ka konfirmuar që është në bisedime për të marrë drejtimin e Rangersit, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti anglez, i cili momentalisht është trajner i ekipit U-18 të Liverpoolit, ka thënë se ka pasur bisedime pozitive me klubin skocez.

“Ka të vërteta në këto thashetheme. Kam pasur bisedime me Rangresin dhe plani është që të bisedojmë përsëri në ditët në vazhdim”, deklaroi Gerrard.

“Do të shohim. Kam pasur bisedime pozitive me ta, jam i ngarkuar për disa ditë, por do të bisedoj me ta të enjten dhe do të shohim se si do të shkojë”, shtoi ndër të tjera legjenda e Liverpoolit.

Rangers njoftoi të martën se ka shkarkuar trajnerin Graeme Murty, duke ia liruar kështu rrugën e Gerrardit drejt klubit të njohur skocez./Zëri