Romagnoli, gati për finalen e Kupës?

Sport May 02, 2018 - 10:46
Detajet

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe trajneri Gennaro Gattuso shpreson që ta ketë futbollistin në dispozicion për sidën e fundjavës kundër Hellas Veronas, por mbi të gjitha që ai të jetë në formë për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit të mërkurën e ardhshme.

Reprezentuesi italian ka qenë jashtë fushave të blerta prej tre javësh, që kur kishte pësuar në kofshën e këmbës, transmeton zeri.info

“Sky Sport Italia” raporton se Romangoli ka qenë pjesë në sesionin e stërvitjes së bashku me bashkëlojtarët e tij.

Gennaro Gattuso shpreson që ta përfshijë Romagnolin në listën e të ftuarve ndaj Hellas Veronas, por synimi kryesor i gjigandit italian është që mbrojtësi të jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Italisë më 9 maj./Zëri