Reali e meritoi finalen

Sport May 02, 2018 - 10:37

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se gjigandi madrilen e meritoi kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Real Madridi barazoi 2:2 kundër Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kompeticionit më prestigjioz evropian, ndërsa siguroi finalen falë fitores së parë 2:1 në “Allianz Arena”.

“Kur keni një rezultat të favorshëm, në mënyrë të pavetëdijshme ktheheni prapa. Ata patën më shumë posedim të topit sesa ne, ne kemi vuajtur, por në përgjithësi ekipi e meritoi që të shkojë në Kiev”, deklaroi Ramos.

“ADN-ja e realit të shtyn që të luftosh deri në fund, ne do të kemi një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm në finale. Njerëzit vazhdojnë të flasin, neve na pëlqen t’i bëjmë gjërat në fushë”, shtoi spanjolli.

“Jam krenar për këtë skuadër”, shtoi mbrojtësi, i cili është paraqitur në 38 ndeshje deri më tani këtë edicion për gjigandin madrilen dhe ka realizuar 4 gola./Zëri