Roma mund ta ndalë Salahun

Sport May 01, 2018 - 13:55
Detajet

Portieri i Romës, Alisson thotë se ekipi i tij mund ta ndalë sulmuesin e Liverpoolit, Moahmed Salah, transmeton zeri.info

Liverpooli do të udhëtojë drejt Romës pas fitores 5:2 në ndeshjen e parë, ndërsa Salah kishte realizuar dy gola në atë ndeshje.

“Është e vështirë ta kontrollosh Salahun. Ai ka një talent të lindur dhe tani ka një vetëbesim të madh ne vetvete”, deklaroi Alisson.

“Por, ne mund ta ndalojmë atë nëse luajmë si skuadër. Liverpooli në anën tjetër, ka kualitet si skuadër. Ata janë të mençur dhe të shpejtë. Mendoj për Firminon. Ai është fenomenal”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi brazilian, i cili është duke treguar paraqitje fantastike këtë edicion dhe deri më tani është paraqitur në 46 ndeshje me fanellën e klubit italian./Zëri