Zidane zbulon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Bayernin

Sport April 30, 2018 - 20:31
Ja cilët janë të ftuarit e Zidane

Zinedine Zidane ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Nesër (e martë) nga ora 20:45, Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’ takohet me Bayern Munich.

‘Mbretërit’ kanë avantazhin 2:1 nga ndeshja e parë, pas fitores në Gjermani.

LEXO EDHE: Zidane: Nuk tërhiqemi, nuk mbrohemi - duhet të dalim në fushë dhe të fitojmë

E lojtarët që do të “luftojnë” për të mbrojtur këtë rezultat tashmë dihen, pas zbulimit të trajnerit francez.

Në këtë listë mungon Isco, që ka pësuar lëndim në ndeshjen e parë./Lajmi.net/