Muller e paralajmëron Realin

Sport April 30, 2018 - 18:42
Detajet

Muller thotë se Bayerni tregoi në ndeshjen e parë se mund të shënojë gola, pavarësisht se nuk i shfrytëzoi rastet e shumta që krijoi në “Allianz Arena”.

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, e ka paralajmëruar Real Madridin për ndeshjen e së martës që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

“E kemi parë në ndeshjen e parë se ne mund të shënojmë dhe ata mund të pësojnë gola. Duhet të dalim atje dhe t’i lëndojmë, duhet të jemi efektiv, të saktë para portës”, shtoi ai.

Bayerni do të tentojë të përmbysë gjithçka në Madrid, pas humbjes 1-2 në “Allianz Arena” javën e kaluar.