Kështu u mbyllën dy ndeshjet gjysmëfinale të 'Play-Offit' në basketboll

Sport April 29, 2018 - 21:11

Sigal Prishtina dhe Bashkimi e kanë vazhduar rrugëtimin drejt finales së madhe të “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan zeri.info.

Prizrenasit e mposhtën sonte Rahovecin edhe në duelin e dytë gjysmëfinal me rezultat 114:86, për ta ngritur në 2-0 avantazhin në serinë e ndeshjeve.

Ekipi Portokalli e fitoi çerekun e parë 30:23, ndërsa ishte më i mirë edhe në atë të dytë, 24:17.

Në periudhën e tretë vendësit u shkëputën në mbi 30 pikë epërsi, duke e fituar atë 34:18.

Kurse, 10 minutëshi i fundit ishte vetëm sa për formalitet dhe ai ishte i nivelizuar, 28:26 për mysafirët.

Moss realizoi 23 pikë, kurse Morina e Tmusic shtuan nga 20 tek vendësit.

Kurse, Williams e Prowel realizuan nga 17 pikë për “Vreshtarët”.

Ndeshja e tretë do të luhet në Rahovec dhe me një fitore eventuale, Bashkimi do ta sigurojë finalen.

Ndërkohë, Sigal Prishtina e mundi Golden Eagle Yllin mbrëmë edhe në ndeshjen e dytë, 80:75 (22:18, 25:10, 21:21 e 12:26).

Edhe Bardhekaltrit kanë epërsi 2-0 në ndeshje dhe ju nevojitet edhe një fitore për të shkuar në finale. /Zëri/