Kompletohet “Play-Off”-i në hendboll

Sport April 29, 2018 - 18:44

Besa FamGas dhe Prishtina i kanë fituar ndeshjet përkatëse të xhiros së 27-të të Superligës A të hendbollit, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit e fituan derbin me Kastriotin me dy gola dallim, 33:31. E pejanët fituan lehtësisht me Dritën në Gjilan, 39:20.

Besa (52 pikë), Prishtina (48), Kastrioti (30) dhe Drita (28) e kanë kompletuar katërshen e madhe dhe do të luajnë në “Play-Off”, kurse jashtë tij mbeten Vëllaznimi (21) e Zhegra (19), që zunë pozitat pesë dhe gjashtë. /Zëri/