Liverpool 0-0 Stoke City: Notat e Shaqirit, Salahut dhe të tjerëve

Sport April 28, 2018 - 16:09
Shaqiri me shokë ndal Liverpoolin e Salahut

Liverpool nuk ka arritur të triumfojë në kuadër të xhiros së 36 të Ligës Premier.

The Reds kanë barazuar para shikuesve të vetë në Anfield Road kundër Stoke Cityt me rezultat 0-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri në fushë ishte te skuadra mysafire.

Erik Pieters, i cili nuk i dha shumë hapësirë në fushë Mohamed Salahut, u vlerësua me notën 7.7.

Xherdan Shaqiri që u paraqit për 90 minuta te City u vlerësua me notën 6.

Më i dobëti në fushë ishte në radhët e Liverpoolit, Danny Ings me notën 5.9.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 72 pikë ndërsa Stoke gjendet në vendin e 18 dhe pranë largimit prej ligës elitare angleze. /Telegrafi/

Liverpool

Image

Stoke City

Image