Liverpool – Stoke City, formacionet zyrtare

Sport April 28, 2018 - 14:07
Formacionet zyrtare

Gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpool do të përballen me Stoke Cityn në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp do të futet pa presion në këtë takim pasi tanimë thuajse ka siguruar pozitën e tretë.

 

 

Trajneri gjerman ka pushuar disa nga titullarët për ndeshjen e kthimit ndaj Romës të cilën do ta luaj të mërkurën në Olimpico.

Ndërkohë, Stoke City është pranë rënies nga Liga Premier dhe vetëm fitorja ndaj Liverpoolit do t’i mbante në garë ata.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide e cila pritet të fillojë nga ora 13:30. /Telegrafi/

Liverpool: Karius, Arnold, Gomez, Van Dijk, Klavan, Moreno, Henderson, Wijnaldum, Salah, Firmino, Ings.

Stoke City: Butland, Zouma, Shawcross, Indi, Pieters, Bauer, Allen, Badou, Shaqiri, Crouch, Diouf.