Zbulohet e ardhmja e Max Meyer

Sport April 27, 2018 - 11:26
Detajet

Schalke ka konfirmuar që mesfushori Max Meyer do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Meyer ka kontratë me Schalken deri në qershor të këtij viti dhe do të jetë futbollist i lirë për këdo që dëshiron të nënshkruajë me të. Largimin e Meyer e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman, Christian Heidel.

“Meyer përfundimisht do të largohet nga Schalke këtë verë”, deklaroi Heidel.

“Ne jemi duke marrë këtë situatë në mënyrë profesionale. Gjithçka ka qenë shumë miqësore”, shtoi ndër të tjera ai.

Meyer është duke u ndjekur nga klube si Juventusi, Milano dhe Roma, por interesin për të kanë shprehur edhe disa klube angleze.

Meyer është paraqitur në 28 ndeshje deri më tani këtë edicion për Schalken dhe ka realizuar 1 gol dhe 1 asistim./Zëri