Konzulka e zyrës sllovake, Dana Coleova viziton klubin ‘Polici’, premton mbështetje

Sport April 26, 2018 - 21:57

Konzulka e zyrës sllovake, Dana Coleova e ka vizituar klubin e xhudos “Polici” nga Prishtina, ku është njoftuar me kushtet dhe me punën në këtë klub, shkruan zeri.info.

Ajo është larguar me mbresa të mira dhe ndërkohë ka premtuar mbështetje për garuesit e këtij klubi, sidomos lehtësim për të dalë dhe garuar jashtë vendit.

Image

“Sonte e përfundoi përgatitjen një javore xhudisti Sllovak i klubit të judos "Bardejov" prej Bardejovit Miroslav Vanek. Ky është garuesi i dytë që ka ardhur sivjet fal bashkpunimit në mes të dy klubeve tona dhe atyre Sllovake. Në vizitë ishte edhe Konzulka e Zyres Sllovake Dana Coleova e cila u mahnit me punën e trajnerëve në Klubin e Judos " Polici" të Prishtines dhe atë të dy grup moshave. Në fund na premtoj që mbështetja për garuesit e klubit për të dalë jashtë Kosove nuk do të mungon. Flm për vizitë e uroj që këto vizita të shpeshtohen!”, ka shkruar trajneri Anton Cena, i cili njihet si mikpritës i ngrohtë për mysafirët nga jashtë. /Zëri/