Thaçi: Xhudistët tanë, po bëjnë që zëri i Kosovës të jehojë gjithandej botës

Sport April 26, 2018 - 23:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë ka uruar xhudistet, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi për medialet e fituara në Izrael.

Ai ka thënë se ambasadoret tona më të mira bënë që flamuri i republikës sonë të valojë edhe në Izrael, transmeton lajmi.net.

“Me një medalje të artë dhe një të argjendtë, ambasadoret tona më të mira, xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi bënë që flamuri i republikës sonë të valojë edhe në Izrael”, ka shkruar presidenti.

Thaçi thotë se “Xhudistët tanë, me fitoret e tyre të pandalshme, po bëjnë që zëri i Kosovës të jehojë gjithandej botës”.